Largimi i mbishkrimit në Mitrovicë, vjen reagimi i Marko Gjuriq

- Bota Sot

Largimi i mbishkrimit në Mitrovicë, vjen reagimi i Marko Gjuriq

Shefi i diplomacisë serbe Marko Gjuriq deklaroi sot se heqja e një mbishkrimi me shkronja cirilike në Mitrovicë është “një provokim i qëllimshëm dhe nuk është aspak një akt administrativ neutral.”

Gjuriq në rrjetin social X e quajti këtë veprim “një akt të hapur të mos-tolerancës.”

“Ky vendim është thellësisht jodemokratik, kundër vullnetit të komunitetit lokal, në kundërshtim me parimet e multi-kulturës, tolerancës dhe respektit për diversitetin", deklaroi Gjuriq.

Ai tha se “Prishtina nuk respekton sundimin e ligjit” dhe u bëri thirrje ndërkombëtarëve të reagojë.

Sot në Mitrovicën e Veriut është hequr tabela “Kosovska Mitrovica” me mbishkrim cirilik. Në vend të saj, autoritetet komunale kanë marrë vendim që të vendoset tabela me emërtimin shqip të Mitrovicës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot