Gjatë fjalës së tij në forumin Valdai në Soçi, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vlerësuar përpjekjet e homologut amerikan, Donald Trump, për ndërmjetësimin e një armëpushimi në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit.
“Po i shqyrtojmë nga afër iniciativat e Presidentit Trump”, tha ai.
“Besojmë se mund të ketë dritë në fund të tunelit”, theksoi Putin.
Trump të hënën paraqiti një plan paqeje, i cili tashmë ka marrë miratimin e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.