Barcelona është shumë pranë sigurimit të shërbimeve afatgjata të mesfushorit të tyre kryesor, Frenkie de Jong. Sipas raportimeve, klubi katalanas dhe lojtari kanë arritur një marrëveshje verbale për një kontratë të re që do të zgjasë deri në verën e vitit 2029.
28-vjeçari ka qenë pjesë kyçe e planeve të trajnerit Hansi Flick në fillim të sezonit 2025-26 të La Ligës, duke marrë pjesë në pesë ndeshje të kampionatit, përfshirë humbjen 2-1 ndaj Paris Saint-Germain në Champions League.
Raportet nga specialisti i merkatos Fabrizio Romano tregojnë se palët po presin vetëm finalizimin formal të marrëveshjes dhe nënshkrimin e kontratave nga avokatët për të vulosur marrëveshjen.
De Jong ka ardhur te Barcelona verën e vitit 2019 nga Ajax, duke ndihmuar klubin të fitojë dy tituj të La Ligës, Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës.
Megjithatë, trofeu i Champions League ende i mungon, por rinovimi i kontratës garanton që holandezi do të qëndrojë në Camp Nou të paktën deri në vitin 2029.
Mësohet se mesfushori ‘tulipan’ ka pranuar ulje të pagës, për të vijuar më gjatë përvojën e tij në ‘Camp Nou’. Pikërisht pranimi i ofertës së Barcelonës me një pagë të reduktuar i jep frymëmarrje klubit për respektimin e Fair Play-t Financiar.