Në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve, Arsenali mundi Olympiacos 2:0, dhe pavarësisht mungesës së vazhdueshme të golave nga Viktor Gyokeres, Arteta preferon të mos shkaktojë alarm.
Trajneri i “Topçinjve” e vlerësoi sulmuesin suedez, i cili dha asistin për golin e Martinellit, duke thënë:
“Një performancë e jashtëzakonshme. Përtej golit, ai bëri gjithçka që i kërkojmë një sulmuesi qendre…
Komunikim me shokët e tij të ekipit, krijim hapësirash dhe kërcënim të vazhdueshëm të mbrojtjes kundërshtare. Ai pati tre ose katër raste të pastra për të shënuar dhe goli i tij do të vijë së shpejti.”.