Drita fiton pikë historike në garat evropiane dhe në Tampere të Finlandës

- Bota Sot

Drita fiton pikë historike në garat evropiane dhe në Tampere të Finlandës

Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit, ka startuar për mrekulli në fazën e Grupit të Conference League në futboll.

Drita ka fituar pikën e parë historike si skuadër në këtë rang të garave.

Skuadra nga Gjilani ka barazuar me rezultat 1:1 me Kups-in vendas. 

Futbollisti Albert Dabiqaj ka barazuar rezultatin (1:1) në minutën e 80-të. 

Sheji harkoi e Dabiqaj me kokë shënoi në këndin e poshtëm të majtë.

Në fillim të pjesës së parë (2’), portieri Faton Maloku, shpëtoi gol të sigurtë duke e dëbuar topin në korne.

Mesfushori i Dritës, Veton Tuhsa pësoi një lëndim të rëndë në minutën e 29-të për çka edhe u zëvendësua.

Në minutën e 74-të Bejtullai nuk ka reaguar si duhet dhe futbollisti Piotr Parzyszek nga rreth 12 metra ka dërguar goditje të fuqishme në këndin e epërm të majtë, 1:0 për vendasit. Portieri Maloku ishte i pafuqishëm për të shpëtuar portën e tij.

Nuk vonoi as gjashtë minuta e Dabiqaj ashti si ai, me kokë e barazoi rezultatin.

Drita kthehet me pikë të madhe që nuk matet me ari.

Duhet theksuar se te skuadra vendase u paraqit shqiptari Doni Arifi i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 70-të dhe pas një minute u zëvendësua.



Lexoni të gjitha në Bota Sot