Shkalla e papunësisë në Greqi ka rënë në 8.1% në gusht të këtij viti, krahasuar me 9.7% të rishikuar në rritje në gusht 2024 dhe 8.3% të rishikuar në rritje në korrik 2025.
Numri i personave të papunë arriti në 383.788 persona, duke shënuar një rënie prej 72.352 personash krahasuar me gushtin 2024 (15,9%) dhe një rënie prej 11.542 personash krahasuar me korrikun 2025 (2,9%).
Për gratë, shkalla e papunësisë ishte 10.6% nga 11.8% në gusht të vitit të kaluar dhe për burrat në 6.1% nga 8%, transmeton AMNA, përcjell KosovaPress.
Në grup-moshën 15-24 vjeç shkalla e papunësisë u rrit në 19% nga 17.2% në gusht 2024, ndërsa në grup-moshën 25-74 vjeç ra në 7.5% nga 9.3%.
Sipas Anketës së Forcës Punëtore të ELSTAT, numri i personave të punësuar arriti në 4 milionë e 337 mijë e 315, duke shënuar një rritje prej 79 mijë e 288 personash krahasuar me gushtin 2024 (1,9%) dhe një rënie prej 2,331 personash krahasuar me korrikun 2025 (0,1%).
Ndërsa, personat nën moshën 75 vjeç që nuk përfshihen në fuqinë punëtore, ose "personat jashtë fuqisë punëtore", arritën në 3 milionë e 25 mijë e 161, duke shënuar një rënie prej 35 mijë e 78 personash krahasuar me gushtin 2024 (1.1%) dhe një rritje prej 11 mijë e 556 krahasuar me korrikun 2025 (0.4%).