Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, me Dinamon e Zagrebit shënuan fitore në Baçka Topolla të Serbisë.
Dinamovitët e mposhtën me rezultat 3:1 Maccabi Tel Avivin, në ndeshjen e dytë të Europa League.
Maccabi si vendas ka luajtur në terren neutral.
Hoxha ka treguar lojë të mirë dhe u zëvendësua në minutën e 67-të.
Për Dinamon shënuan Lisica (16), Ljubiçiq (19 e 71) dhe për Maccabin Abu Farhi (14).
Dinamo importuan tre pikë.
Dinamo kryeson me 6 pikë e Maccabi bie në vend të 30-të me 1 pikë.