Crystal Palace ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e saj të parë të një gare evropiane, duke mposhtur 2:0 Dynamo Kyiv në ndeshjen hapëse të Conference League.
Fitorja e siguruar në Lublin të Polonisë, ku është luajtur ndeshja, u ka dhënë “Shqiponjave” një mbrëmje historike, pasi kanë shënuar rekordin e ri të klubit me nëntëmbëdhjetë ndeshje radhazi pa humbje në të gjitha garat.
Pas një fillimi të kujdesshëm, londinezët e kanë zhbllokuar rezultatin në minutën e tridhjetë e një me Daniel Munoz, i cili është bërë autori i golit të parë të Palace në Evropë me një goditje me kokë pas asistimit të Yeremy Pino.
Pas rikthimit nga pushimi, trajneri Oliver Glasner e ka aktivizuar Eddie Nketiah, që vetëm pak minuta më vonë e ka dyfishuar epërsinë, pasi ka shfrytëzuar një aksion të Pino në krahun e djathtë.
Nketiah ka pasur edhe mundësi të tjera për ta mbyllur ndeshjen, por është ndalur nga pritjet e portierit Neshcheret.
Palcce ka mbetur me një lojtar më pak në pesëmbëdhjetë minutat e fundit, pas përjashtimit të Borna Sosa me dy kartonë të verdhë brenda pak sekondash, por edhe me këtë avantazh skuadra ukrainase nuk ka arritur të ndryshojë rrjedhën e lojës.
Në fund, Palace e ka ruajtur epërsinë dhe e ka siguroi fitoren e parë në historinë e saj në Evropë.