Shqiptari si asnjë gjyqtar tjetër në Europë, nxjerr 3 futbollistë me karton të kuq

- Bota Sot

Shqiptari si asnjë gjyqtar tjetër në Europë, nxjerr 3 futbollistë me karton të kuq

Enea Jorgji dhe VAR ishin protagonistë dje në ndeshjen mes Plzen dhe Malmos, që u fitua nga çekët 3:0.

 Të katër gjyqtarët e fushës të caktuar për raundin e dytë të Ligës së Europës ishin shqiptarë, ndërsa tre futbollistë u larguan me karton të kuq. Italiani Luka Paireto ndërhyri dy herë në VAR, ndërsa Jorgji ndryshoi vendimin në fushë duke dhënë karton të kuq menjëherë gjatë pjesës së dytë.

Fillimisht ishte minuta e 39-të, kur Jorgji la miqtë me një lojtar më pak, Johnsen shkaktoi faull dhe mori kartonin e dytë të verdhë. Vendësit përfituan edhe nga superioriteti numerik, për ta mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.

Plzen kishte shënuar edhe të tretin, kur Jorgji tregoi një tjetër karton të kuq. Doski nga Plzen shkaktoi një faull të rëndë që nuk mund të tolerohej nga VAR. Jorgji u thirr për të parë rastin dhe vendosi baraspeshën për numrin e lojtarëve në fushë.

Fatet e takimit ishin vendosur, por llogaritë me kartonat e kuq nuk ishin mbyllur. Në minutën e 96-të ishte Gudjohnsen nga miqtë që la me 9 lojtarë skuadrën e Malmos, ndërsa u nevojit sërish ndihma e VAR.

Çfarë bie në sy është se dje u luajtën 19 ndeshje në Ligën e Europës dhe vetëm në një takim u tregua kartoni i kuq, pikërisht tri herë. Rast i veçantë i regjistruar në mbrëmjen e djeshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot