Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë, ka njoftuar se për shkak të reshjeve të borës që përfshinë vendin mbrëmë e sot, janë shkaktuar disa prishje në rrjetin elektrik shpërndarës, e si pasojë, një numër i caktuar i konsumatorëve kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.
KEDS-i thotë se rajonet më të prekura janë Prishtina, Gjilani, Prizreni dhe Mitrovica, ku disa Dalje janë jashtë funksionit.
“KEDS-i ka mobilizuar ekipe shtesë edhe nga rajone të tjera, të cilat, pavarësisht rrethanave të vështira në terren, po përkushtohen që të eliminojnë sa më parë dëmet e shkaktuara në rrjet, dhe në një afat sa më optimal konsumatorëve tanë të afektuar t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike,
për çka kërkojmë mirëkuptim”, thotë KEDS-i.