Nuk njeh humbje ndaj Tiranës

- Bota Sot

Nuk njeh humbje ndaj Tiranës

Partizani ka kaluar një shtator të vështirë, ndërsa rrugëtimi për tetorin nis me derbin ndaj Tiranës.

Labinot Ibrahimi, i cili qëndroi për 6 vite te Partizani dhe luajti në 13 sfida përballë bardhebluve, nuk humbi asnjë derbi duke qenë në fushë.

Askush më mirë se ai nuk mund të kuptojë rëndësinë e kësaj ndeshje, për të motivuar si duhet skuadrën.

“Djem, kjo nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por është derbi. Është krenaria dhe historia jonë.

Sot në fushë nuk dilni vetëm për veten, por për fanellën që mbani veshur, për tifozët që iu ndjekin me zemër, për çdo sakrificë që është bërë deri këtu.

Dua të them të jepni gjithçka, çdo duel, çdo sprint dhe sekond vlen për derbin me Tiranën. Luftoni si një trup i vetëm dhe si një familje, ashtu si bënim edhe ne më përpara.

Kujtoni se Partizani nuk dorëzohet kurrë, nuk ka frikë nga askush dhe fiton sepse beson deri në fund. Sot është dita jonë. Le të tregojmë sërish kush është kryeqyteti, kush e meriton respektin dhe lavdinë”, u shpreh Ibrahimi në thirrjen e tij motivuese për skuadrën e kuqe përmes “Panorama Sport”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot