Gattuso lë jashtë Chiesan

- Bota Sot

Gattuso lë jashtë Chiesan

Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, ka shpallur listën e 27 lojtarëve për grumbullimin që fillon më 6 tetor në “Coverciano”, për kualifikueset e Botërorit 2026.

Italia do të luajë më 11 tetor ndaj Estonisë në Talin dhe më 14 tetor ndaj Izraelit në Udine.

Në listë janë për herë të parë Hans Nicolussi Caviglia (Fiorentina) dhe Nicolò Cambiaghi (Bologna), ndërsa rikthehen Matteo Gabbia e Bryan Cristante.

Siç pritej, Federico Chiesa nuk është thirrur, pavarësisht formës së mirë te Liverpool.

Ja lista:

Portierë: Carnesecchi, Donnarumma, Meret, Vicario.

Mbrojtës: Bastoni, Calafiori, Cambiaso, Coppola, Di Lorenzo, Dimarco, Gabbia, Mancini, Udogie.

Mesfushorë: Barella, Cristante, Frattesi, Locatelli, Nicolussi Caviglia, Tonali.

Sulmues: Cambiaghi, Pio Esposito, Kean, Orsolini, Politano, Raspadori, Retegui, Zaccagni.



Lexoni të gjitha në Bota Sot