Xabi Alonso doli i prerë para gazetarëve, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Villarealit: “Askush nuk më ka thënë kurrë se nuk do të luajë në një pozicion. Të gjithë kanë predispozitë të mirë, pastaj jam unë personi që vendos.
Le të jetë e qartë kjo gjë”. Mesazhi për tifozët ishte i drejtpërdrejtë: “Nuk iu kërkoj asgjë, ne si ekip duhet t’u japim fitore atyre”.
Për përvojën e derbit në “Metropolitano” shtoi: “Nuk e harrojmë atë që ndodhi, por nuk mbetemi me mendje aty”.
Ai lavdëroi Bellingham dhe foli për “bashkëjetesën” me Güler: “Duhet të jenë komplementarë, të ndihen rehat. Problemi është te kompozimi i pjesëve të tjera”.
Për Valverde: “Është shumë i rëndësishëm për ne, duam ta mbyllim këtë periudhë para kombëtareve me një fitore”.
Për portierët: “Lunin duhet të jetë gjithmonë gati, por kemi një portier të madh si Thibau”. Alonso nënvizoi se nuk e lodhin zërat nga jashtë: “Rëndësi ka ajo që jetoj në dhomat e zhveshjes”.