A do të jetë problem stadiumi i Leskovcit për sfidën me Serbinë? Ja si përgjigjet selektori i Shqipërisë

- Bota Sot

A do të jetë problem stadiumi i Leskovcit për sfidën me Serbinë? Ja si përgjigjet selektori i Shqipërisë

Shqipëria do të luajë kundër Serbisë më 11 tetor në ora 20:45, në stadiumin e Leskovcit sfidën më të rëndësishme të këtij rrugëtimi në kualifikueset e Botërorit 2026.

Pasi shpalli listën me 25 lojtarët e grumbulluar, selektori i Shqipërisë Silvinjo doli sot në konferencën zyrtare për media në ”Shtëpinë e Futbollit”.

Braziliani shpjegoi për gazetarët zgjedhjet e tij në këtë grumbullim, ndërsa theksoi se përballja e 11 tetorit ndaj Serbisë është sfida më e vështirë dhe më e rëndësishme e grupit dhe skuadra duhet të jetë e përqendruar 100%.

Drejt Leskovcit, skuadra do të udhëtojë vetëm për të marrë një rezultat pozitiv.

“Është një stadium i ri, më i vogël se në Beograd.

Ata janë mësuar duke luajtur në atë stadium. Kanë luajtur ndaj Andorrës, ndaj Danimarkës, etj. Në rastin tonë nuk ndryshon asgjë”, theksoi tekniku i kuqezinjve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot