Aventura e Joshua Zirkzee te Manchester United nuk ka qenë në lartësinë e pritshmërive.
Sulmuesi holandez, i transferuar nga Bologna në verën e vitit 2024, po has vështirësi për të gjetur hapësira në formacion dhe nuk duket të jetë në planet kryesore të trajnerit Rúben Amorim.
Sipas raportimeve të “The Sun”, klubi anglez është gati të dëgjojë ofertat për 23-vjeçarin që në merkaton e janarit, qoftë për një huazim apo për një shitje përfundimtare.
Për Zirkzee nuk mungojnë skuadrat e interesuara.
Në Itali, Como po vlerëson mundësinë për ta sjellë sulmuesin, edhe pse pengesë mbetet paga e tij e lartë prej 3.5 milionë euro në sezon.
Ndërkohë, në horizont mbetet gjithashtu edhe Juventus, që vazhdon të ndjekë me vëmendje situatën e lojtarit.