Jeton Beqiri flet pas duelit me Rayo Vallecano
Shkëndija u mund 2:0 nga Rayo Vallecano në Madrid të Spanjës në duelin debutues të fazës kryesore të UEFA Conference League. López (28’) hapi rezultatin, ndërsa Pérez (32’) vulosi epilogun final.
…ndeshja…
Jeton Beqiri: “Ne e dinim se luajmë kundër një kundërshtari shumë cilësor, nga ndoshta kampionati më e mirë në botë dhe normalisht me mundësitë tona që kemi mundohemi të japim maksimumin. Në përgjithësi jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Mbetet pengu i vetëm pjesa e parë jo e mirë e jona dhe mënyra se si i pranuam golat.”
Ambienti…
Jeton Beqiri: “Si fillim ishte një ambient i jashtëzakonshëm, i krijuar nga tifozët që ishin të mrekullueshëm gjatë gjithë ndeshjes, unë shfrytëzoj momentin që edhe ekipit të Rayos i uroj fitore, për shkak se e merituan totalisht.
Mendoj që në pjesën e parë ne kishim shumë respekt madh për kundërshtarin që na imponon edhe liga nga e cila vijnë. Por, edhe në aspektin fizik, në pjesën e dytë skuadra vrapoj më shumë dhe ishin më të mirë si në mbrojtje edhe në sulm.”
Rayo…
Jeton Beqiri: “Mendoj që është një ndër kandidatët serioz të këtij kompeticioni.
Për shkak që vjen nga një kampionat shumë i fortë, që është La Liga dhe skuadra e Rayos është skuadra e cila duhet respektuar veçanarisht për mënyrën se si luan futboll në aspektin ofensiv dhe agresiv.
Edhe ekipet më të mira të botës kanë shumë vështirësi këtu në këtë fushë.”
Analiza…
Jeton Beqiri: “Patjetër është skuadër që zakonisht luajnë futboll me shumë kombinacione, futboll shpejt dhe agresiv. Gjithashtu do të pranojmë se niveli i tyre është nivel më i lartë se niveli jonë dhe ne nuk jemi mësuar që në kampionatet tona apo edhe në Kupat e Evropës të luajmë kundër këtyre skuadrave të këtij niveli dhe mendimi im është që pavarësisht humbjes me rezultat, ne kemi fituar sot eksperiencë dhe kemi mësuar se si duhet të luhet futbolli i drejtë dhe futbolli modern.”
Dallimi mes Ligës spanjole dhe maqedone…
Jeton Beqiri: “Mendoj se në mes futbollit spanjoll dhe futbollit të Maqedonisë, konkretisht flas për ligën spanjolle dhe ligën e Maqedonisë se është një diferencë shumë e madhe se përket nivelit të lojës dhe fushave që është komplet diçka tjetër. Por, kjo është një mundësi që ne të përballemi me kundërshtar të këtij niveli, që nuk na jepet çdo ditë dhe shpresoj që në mënyrën më të mirë të mundshme të ta shfrytëzojmë dhe në të ardhmen të na shërbejë si një shkollë shumë pozitive për ne.”