Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka lëvduar shumë kundërshtarin e tij para ndeshjes së tyre në Premier League me Liverpoolin.
Dy skuadrat takohen në “Stamford Bridge” të shtunën, dhe ndeshja vjen në një kohë të vështirë për të dyja skuadrat. Chelsea ka humbur tre nga pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Liverpooli dy radhazi.
Maresca thotë se Liverpooli po luan mirë këtë sezon, pavarësisht tragjedisë me Diego Jotën, dhe beson se është skuadra më e mirë në Premier League.
"Mendoj se Liverpooli është skuadra më e mirë në Angli për momentin.
Ata e treguan këtë duke fituar Premier Leaguen.
Nuk mendoj se është më mirë të luash kundër Liverpoolit tani. Është gjithmonë një ndeshje e vështirë kundër një skuadre të madhe.
Mënyra se si e kanë trajtuar këtë sezon është fantastike gjithsesi, veçanërisht pas tragjedisë së Diogo Jotës.
Në Premier Ligë, kushdo mund të mposhtë këdo", tha Maresca.