Shqiptari “përjashtohet” nga trajneri Scott Parker

- Bota Sot

Shqiptari “përjashtohet” nga trajneri Scott Parker

Burnley do të zbres në fushë ditën e dielë kundër Aston Villa, e vlefshme për javën e 7-të në Premier League.

Sipas “Fantasyfootballscout”, Armando Broja nuk ka asnjë shans të jetë titullar. Kjo “tablo” e “zymtë”, nënkuptonë gjendjen e vështirë për sulmuesin shqiptar.

Besimi i trajnerit Scott Parker te 24-vjeçari është në pikën më të ulët. Në Premier League, shqiptari ka vetëm 14 minuta, ndërsa ende nuk e ka nisur në këtë ligë si titullar.

Edhe pse u mendua se te Burnley do të shpërthente pas vështirësive te klube si Chelsea apo Everton, nuk ka ndodhur kështu, të paktën deri në këtë pikë.

Trajneri i Shqipërisë Sylvinho, pavarësisht peripecive që Broja po has në Angli, sërish i ka besuar për t’a përfshirë në listën ndaj Serbisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot