Arrestohet Bardhi Avdaj, dyshohet se sulmoi fizikisht kryeinfermierin e QKMF në Prizren

- Bota Sot

Arrestohet Bardhi Avdaj, dyshohet se sulmoi fizikisht kryeinfermierin e QKMF në Prizren

Policia ka arrestuar dhe ndaluar për 48 orë Bardhi Avdaj, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht kryeinfermierin Dardan Berisha në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren.

Sipas Policisë, incidenti ka ndodhur më 2 tetor, rreth orës 08:05, në rrugën “Ismet Jashari”, pas një mosmarrëveshjeje të lidhur me punën.

Gjatë përplasjes, është raportuar se janë shkaktuar edhe dëmtime materiale në zyrë.

“Pas një mosmarrëveshjeje të lidhur me punën, një person i dyshuar ka sulmuar një qytetar dhe ka shkaktuar dëmtime materiale në zyrë. Të dy palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar. Me urdhër tëProkurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është duke u trajtuar për hetim të mëtejshëm”, thuhet në përgjigjen e Policisë për “Betimi për Drejtësi”.

Ndërkohë, Avdaj edhe kur ishte asamblist i PDK në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ishte përfshirë në një incident, ku e kishte gjuajtur me shishe një asamblist tjetër.  Një ditë më vonë pati kërkuar falje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot