Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka deklaruar se do të propozojë përfshirjen e të drejtës për abort në Kushtetutën e vendit, duke e cilësuar këtë hap si një garanci kundër çdo lloj prapavije në të drejtat sociale.
Në një postim në rrjetet sociale, Sánchez tha:
“Me këtë qeveri, nuk do të ketë kthim pas në të drejtat sociale.”
Kjo nismë vjen pas miratimit të një vendimi nga Këshilli Bashkiak i Madridit, i cili detyron qendrat shëndetësore të informojnë gratë që mendojnë të abortojnë për të ashtuquajturin “traumë pas abortit”, një masë e mbështetur nga Partia Popullore (PP) dhe partia e ekstremit të djathtë Vox.
“PP ka zgjedhur të bashkëpunojë me të djathtën ekstreme. Është zgjedhja e tyre, por jo në kurriz të lirive dhe të drejtave të grave,” shkroi më tej Sánchez.
Kreu i qeverisë spanjolle bëri të ditur gjithashtu se planifikon të ndryshojë ligjet aktuale për abortin, me synimin për të ndaluar përhapjen e informacionit të rremë apo shkencërisht të pasaktë rreth ndërprerjes së shtatzënisë.
Por edhe Franca së fundmi ka miratuar të drejtën për abort. Në vendet evropiane kjo temë ka ndezur debat të ashpër midis forcave politike dhe shoqërive civile.