Në prag të duelit me Serbinë, mesfushori kuqezi merr vendimin

- Bota Sot

Në prag të duelit me Serbinë, mesfushori kuqezi merr vendimin

Juljan Shehu do të vazhdojë që të jetë pjesë e Widzew Lodz në Poloni.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vendosur dhe ka pranuar që të zgjasë bashkëpunimin me klubin polak.  

Shehu ka firmosur me Widzew Lodz një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

Tashmë, klubi i elitës së futbollit polak “blindon” yllin e ekipit, i cili është kthyer në lojtar kyç edhe për Kombëtaren shqiptare.

Ky vendim i tij për të rinovuar vjen disa ditë para ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Kujtojmë që Juljan Shehu është i grumbulluar me Kombëtaren, për këtë ndeshje mjaft të rëndësishme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot