Inter dhe Atletico Madrid do të luajnë një miqësore në Libi më 10 tetor

- Bota Sot

Inter dhe Atletico Madrid do të luajnë një miqësore në Libi më 10 tetor

Interi do të zhvillojë një test ndërkombëtar gjatë pushimit të kombëtareve. Më 10 tetor, në orën 18:00, zikaltrit do të përballen me Atletico Madridin në një ndeshje miqësore që do të luhet në Bengazi të Libisë.

Takimi është organizuar me mbështetjen e Libya Development and Reconstruction Fund (FDRL) dhe do të zhvillohet në stadiumin e rinovuar ‘Benghazi International Stadium’.

Përballja do të ketë vlerë simbolike, pasi do të caktojë fituesin e trofeut Reconstruction Cup – FDRL Cup.

Ky duel shihet edhe si një paralajmërim i përballjes së madhe që i pret të dyja skuadrat në Champions League, më 26 nëntor në Madrid, në ndeshjen e pestë të fazës së ligës.

Organizimi i këtij eventi është konsideruar gjithashtu si një hap i rëndësishëm për rikthimin e Libisë në hartën ndërkombëtare të sportit, pas rinovimit të infrastrukturës sportive në vend.



Lexoni të gjitha në Bota Sot