Laçi me dy asistime, shqiptari i Kosovës shënon në Turqi

- Bota Sot

Laçi me dy asistime, shqiptari i Kosovës shënon në Turqi

Çaykur Rizespor regjistroi një fitore të thellë në javën e tetë të Superligës së Turqisë, duke mposhtur në transfertë Antalyasporin me rezultatin 5:2.

Dy nga protagonistët kryesorë të këtij suksesi ishin Qazim Laçi dhe Altin Zeqiri. 

Mesfushori shqiptar shkëlqeu me dy asistime, në minutën e 4-t dhe të 48-të, duke konfirmuar rolin e tij vendimtar në lojën e skuadrës.

Ndërkohë, sulmuesi nga Kosova Zeqiri vulosi paraqitjen me golin e tij të parë për këtë sezon, i shënuar në minutën e 86-të për rezultatin 4:1.

Performanca e tyre nuk kaloi pa vëmendje: sipas ‘Sofascore’, Laçi u vlerësua me notën 7.5, ndërsa Zeqiri mori 7.4. Për Laçin, këto ishin dy asistimet e para të edicionit, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara deri më tani.

Me këtë fitore bindëse, Rizespori ngjitet në vendin e tetë të tabelës me 12 pikë, duke konfirmuar ambiciet për një sezon të qëndrueshëm në elitën e futbollit turk.



Lexoni të gjitha në Bota Sot