Ernest Muçi vazhdon që të mos jetë në listë

- Bota Sot

Ernest Muçi vazhdon që të mos jetë në listë

Ernest Muçi vazhdon që të mos jetë në listën e të preferuarve të Sylvinhos.

Trajneri brazilian nuk e ka grumbulluar në Kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet e muajit tetor, kundër Serbisë e Jordanisë.

Sikur të mos mjaftohej me kaq, Muçi është surprizuar për keq edhe nga “Transfermarkt”.

Vlera e sulmuesit të Kombëtares kuqezi ka rënë nga 10 milionë euro, në 9 të tilla.

Sigurisht që këtu ka ndikuar mosgrumbullimi i tij në kombëtare, por edhe minutat e pakta në Turqi. 1 milionë euro që duket se dalëngadalë po e “fundosin” ish-in e Tiranës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot