Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur sonte si rezultat i shtënave në lagjen Les Moulins pranë Nicës, njofton prefektura Alpes-Maritimes.
Laurent Hottiaux, prefekt i Alpes-Maritimes, dënoi fuqimisht aktin e neveritshëm.
“Me vendim të Ministrit të Brendshëm, përforcimet do të mobilizohen duke filluar nga nesër për të siguruar rikthimin e sigurisë në lagje dhe do të qëndrojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme", shkroi prefektura në rrjetin X.
Kryetari i bashkisë Christian Estrosi shkroi në rrjetin X, se në këtë incident ishin përfshirë banda të lidhura me narko-banditizmin, të cilat kanë përdorur armë automatike.
Një hetim për vrasje është hapur nga Policia Gjyqësore (SIPJ) 06, transmeton KosovaPress.