Shqipëria do të përballet me Serbinë në datën 11 tetor në Leskovc!
Në fakt, mes Shqipërisë dhe Serbisë, është ndeshja e katërt pasi të tjera, kuqezinjtë i kanë zhvilluar me ish-Jugosllavinë.
Ndërkohë, vetë FIFA ka publikuar protokollin e ndeshjes, teksa në historikun mes dy ekipeve, FIFA numëron vetëm 7 ndeshje të shkuara, nga të cilat Serbia ka fituar 5 dhe dy të tjera janë barazim.
Në këtë mënyrë, FIFA ka “zhdukur” ndeshjen që kuqezinjtë kanë fituar në Beograd me rezultatin 0:3, rezultat të cilin e ka dhënë KAS-i, pas trazirave të shkaktuara nga tifozeria serbe.
Në fakt, probleme ka pasur edhe me UEFA-n në lidhje me atë sfidë, duke qenë se Komisioni i Disiplinës, pat vensdour që të jepte fitoren 3:0 për Serbinë.
Tashmë, FSHFja ka për detyrojë të informojë FIFA-n për këto probleme dhe në ndeshjen ndaj Serbisë, protokolli të jetë me të dhënat e sakta dhe jo me skandale.