Shtetasi serb kalon kufirin pa autorizim, lejohet në liri

- Bota Sot

Shtetasi serb kalon kufirin pa autorizim, lejohet në liri

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast lidhur me kalim të paautorizuar të vijës kufitare në komunën e Leposaviqit.

Sipas njoftimit zyrtar, të premtën është identifikuar një i dyshuar, shtetas i Serbisë, për të cilin gjatë procesit të verifikimit ka rezultuar se më datë 19 shtator 2025 kishte dalë nga territori i Republikës së Kosovës, por nuk ekzistonin të dhëna për hyrjen e tij në vend.

Lidhur me këtë çështje, është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka marrë vendim që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në mënyrë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime nga autoritetet përgjegjëse.



Lexoni të gjitha në Bota Sot