Etnik Brruti ftohet te Shqipëria U21

- Bota Sot

Etnik Brruti ftohet te Shqipëria U21

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë do të zhvillojë më 10 tetor ndeshjen e radhës miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 17:00.

Grumbullimi zyrtar i skuadrës kuqezi do të nisë ditën e hënë në kompleksin “Tropikal” në Durrës, aty ku ekipi do të përgatitet për sfidën miqësore.

Në mesin e të ftuarve është edhe futbollisti Etnik Brruti.

Deri në Europianin U-21 të vitit 2027, ku Shqipëria është e kualifikuar automatikisht si vend organizator, kuqezinjtë do të zhvillojnë vetëm ndeshje miqësore..



Lexoni të gjitha në Bota Sot