Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, para ndeshjes me Eintracht Frankfurt: “
Përgatitja jonë mbetet e njëjtë. Ata janë mjaft të fortë në sulm, por edhe ne shënojmë shumë gola. Si javën e kaluar, duam të sulmojmë sa më mirë dhe të mbetemi solidë në mbrojtje. Shpresojmë të marrim përsëri 3 pikët”.
Ai theksoi rëndësinë e unitetit: “Vetëm ne mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin.
Duhet të jemi gjithmonë për njëri-tjetrin, ta mbështesim njëri-tjetrin. Të jemi të ndershëm dhe të qëndrojmë të bashkuar, edhe në momentet e vështira”.
Për lojtarët e rinj si Uzun: “Ka aftësi të mëdha mes linjave, di të japë pasimin vendimtar dhe kërcënojë portën kundërshtare. Di të gjejë pozicionin më të mirë për të marrë topin me një prekje. Ai është një tjetër lojtar i ri i Eintracht, që do të ketë sukses në të ardhmen”.