Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Xhiro e tetë e Superligës së Kosovës nis sot me dy përballje të forta, ndërsa dy takime të tjera janë paraparë për të dielën dhe një tjetër për të hënën.
Ndeshja kryesore e javës është padyshim ajo mes liderit Prishtina dhe ndjekësit më të afërt, Ballkanit, që mban vendin e dytë në tabelë.
Kryeqytetasit janë nikoqirë të therandasve në sfidën që pritet të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, me fillim nga ora 15:00.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Malisheva pret Llapin në stadiumin "Liman Gegaj", në të njëjtin orar me përballjen Prishtina – Ballkani.