Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në UEFA Women’s Europa Cup!
Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në ndeshjen Hacken-GKS Katowice, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup, sfidë që do të luhet më 7 tetor në orën 19:00.
Rusta do të jetë gjyqtarja kryesore e takimit, ndërsa asistentet e saj do të jenë Mirjeta Salla dhe Koleta Prenga, ndërsa Kejsi Tafili do të jetë gjyqtarja e katërt.
Gjyqtarët shqiptarë po gjykojnë çdo javë ndeshje në kompeticionet europiane, duke treguar integritet dhe nivel të lartë.