Vieri: Favoriti për titullin e Serie A?

- Bota Sot

Vieri: Favoriti për titullin e Serie A?

Bobo Vieri u shpreh qartë mbi “San Siron” dhe Interin. Për stadiumin: “Më në fund do të kemi një stadium të ri, modern, siç e meriton Milano. Nuk mund të pretendojmë të presim Europianin apo finalet e Champions-it pa një impiant modern”.

Për titullin e Serie A: “Interi është favorit për cilësinë, eksperiencën dhe thellësinë si skuadër. Sidoqoftë, kampionati është i barabartë, mund të ndodhë gjithçka. Nëse do të vija bast, do ta bëja për Interin”.

Për Chivu: “Është stakanovist, ka dëshirë të bëjë mirë. Duhet t’i jepet kohë, nuk fillon kriza nëse humbet me Udinesen”. Për Pio Esposito: “Është gati fizikisht dhe teknikisht, edhe për nivel ndërkombëtar.

Ka uri për ta treguar veten, lëreni të luajë në paqe dhe do ta shohim deri ku arrin”.

Për presionin: “Duhet ta shndërrojë frikën në adrenalinë. Ndeshjet e Champions-it dhe derbet ta japin këtë mundësi”. Për kombëtaren: “E kam parë mirë skuadrën e Gattuso.

Tani duhet të fitojmë, të shënojmë shumë gola dhe të shpresojmë për një vend në Botëror”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot