Vllaznia kërkon fitoren ndaj Elbasanit dhe kreun e Superiores

- Bota Sot

Vllaznia kërkon fitoren ndaj Elbasanit dhe kreun e Superiores

Vllaznia do të rikthehet të luajë një ndeshje të kampionatit ditën e shtunë në orën 19:00.

Ku shkodranët do presin kryesuesit e Elbasanit në “Loro Boriçi” në kuadër të javës së 6-të të Superiores.

Një duel që pritet të jetë një provë e vërtetë për të besuarit e Martinit, të cilët duhet të tregojnë cilësitë e tyre ndaj verdhebluve. E pikërisht për këtë takim, për kuqeblutë ka një rikthim të rëndësishëm siç është ai i Gurishtes.

Me mbrojtësin që pritet ta nisë nga minuta e parë ndaj verdhebluve.

Teksa me skuadrën pritet të jenë edhe Bismark e Hakaj, por vështirë se mund të ketë aktivizim nga minuta e parë për dyshen.

E ndërsa e pamundur duket që për Qaton të jetë pjesë e duelit. Në këtë mënyrë Vllaznia do e startojë nga minuta e parë me Pohls në portë. Ku gjermani para tij do ketë të rreshtuar treshen Gurishta-Gjini-Bajrami në prapavijë.

E ndërsa nga krahët në të djathtë pritet Kastrati e teksa majtas do veprojë Jago.

Në mesfushë pritet të rikthehet Krymi, që në ndeshjen e fundit luajti si qendër mbrojtës ndaj Vorës.

Teksa shkodrani do ketë edhe Kallakun e Malën përkrah tij në këtë repart, me këtë të fundit disi më të avancuar. E ndërsa në majën e sulmit si zakonisht do udhëheqë Bekim Balaj, me golashënuesin më të mirë të kampionatit që pas shpatullave të tij do ketë edhe mbështetjen e Muratajt.

Ky pritet të jetë edhe formacioni i 9 herë kampionëve të vendit në ndeshjen më të fortë të javës së 6-të në Superiore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot