Malisheva dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Malishevasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i trajnerit Qatip Osmani ka hyrë në formë duke fituar dy ndeshjet e fundit dhe synon fitoren e tretë për t’u ngjitur edhe më lartë në tabelë.
Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës ka shijuar fitoren e parë në xhiron e fundit dhe synon të vazhdoj me rezultate pozitive pas një nisje të tmerrshme të sezonit.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Malisheva: Gashi; Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu; Vitija, Ferati; Diatta, Brruti, Aliu; Ibishi;
Llapi: Coric; Aliu, Lleshi, Rama; Emini, Peci, Idrizi, Blakçori; Hasani, Gnapi, Hyseni.