Drita vazhdon me përforcime, synimet i ka të qarta

- Bota Sot

Drita vazhdon me përforcime, synimet i ka të qarta

Drita e Gjilanit vazhdon me përforcime, me synime që të jetë sa më e fortë në vazhdim të Kampionatit të Kosovës.

Po ashtu Drita është edhe pjesë e grupeve të Conference League në futboll, të enjten që e lamë pas importoi pikë të madhe Tampere, duke luajtur baras (1:1) me Kups nga Finlanda. 

“FC Drita ka kënaqësinë të ju njoftojë me dy lojtarët e ri te klubit Mike Arthur dhe Morris Fuseini nga Gana.
Arthur është 18 - vjeçar dhe vjen nga akademia e klubit United Black Eagles Sporting Club ndërsa Morris 19 vjeç vjen nga Premierliga e Ganes ekipi i Pro Players Soccer Accadamy.

Arthur luan në pozicionin e sulmuesit të krahut të djathtë ndërsa Morris luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.

Marrëveshja mes klubit dhe lojtarëve është arritur gjatë afatit kalimtarë të verës por për shkak të vonesës me viza, lojtarët sot janë prezantuar nga drejtori sportivë z. Valon Zymberi dhe tani janë bashkuar me ekipin”, njofton FC Drita.



Lexoni të gjitha në Bota Sot