Media serbe paralajmëron Serbinë: Ndeshja me Shqipërinë mund t’i kushtojë shtrenjtë

- Bota Sot

Media serbe paralajmëron Serbinë: Ndeshja me Shqipërinë mund t’i kushtojë shtrenjtë

Situata në Serbi para duelit me Shqipërinë nuk është më e mira e mundshme. Së fundmi një lajm i bujshëm vjen nga Serbia para duelit me Kombëtaren shqiptare.

Një sfidë delikate dhe shumë e luftuar pritet mes 2 ekipeve dhe për shkak të historisë në të kaluarën, tensionet nuk pritet të përjashtohen.

Pavarësisht masave të marra nga Federata Serbe dhe mos nxjerrjen në shitje të biletave fizike ka bërë që të flitet për një çështje tjetër në Serbi.

Sipas mediumit serb “Nova.rs” bëhet me dije se Serbia mund të përjashtohet nga kualifikueset e Kupës së Botës 2026 nëse në sfidën me Shqipërinë do të ketë trazira.

Kjo përballje mund t’i kushtojë ende më shtrenjtë, pasi rrezikon edhe pezullim deri në 2 vite nga ky turne, nëse bëhet ndonjë skandal nga tifozët. 

Siç dihet dueli mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet pas 1 jave, pikërisht me 11 tetor në Leskovc. 

Sfidë kjo që është parashikuar të startojë në orën 20:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot