Presidenti i Napolit shtyn seancën

- Bota Sot

Presidenti i Napolit shtyn seancën

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka arritur të shtyjë seancën paraprake për akuzën e falsifikimit në pasqyrat financiare lidhur me vitet 2019-2021 dhe transferimet e Kostas Manolas e Victor Osimhen.

Avokatët e tij kanë kërkuar kohë shtesë për të paraqitur një ekspertizë teknike nga një profesor universitar, e cila sipas mbrojtjes do të provojë ligjshmërinë e kritereve kontabël të përdorura.

Gjykatësi ka pranuar kërkesën dhe ka caktuar datën 6 nëntor për shqyrtimin e ri. De Laurentiis ka deklaruar se ndihet i qetë dhe i bindur për korrektësinë e veprimeve të klubit, duke theksuar se Napoli gjithmonë ka respektuar ligjin.

Për momentin, procesi penal mbetet i pezulluar në pritje të analizës së materialit të ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot