Llapi i Podujevës fiton me përmbysje më rezultat 2:1 ndaj Malishevës në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Llapi i trajnerit Tahir Batatina po kthehet në formën më të mirë duke shënuar fitoren e dytë radhazi.
Malisheva kaloi në epërsi në minutën e 57-të duke iu falënderuar golit të Besnik Feratit.
Llapi këndellet duke shënuar dy herë në vazhdim të takimit.
Futbollisti Axel Gnapi në minutën e 61-të barazoi rezultatin, ndërsa Muhamed Hyseni i sapo inkuadruar në lojë, realizoi për 1:2 në minutën e 85-të pas asistimit të Hasan Hysenit.
Llapi ngjitet në vend të gjashtë me 9 pikë e Malisheva mbeta e pesta me 10 sosh pas javës së tetë të elitës së futbollit të Kosovës.