Prishtina e ruan kreun e tabelës në elitën e futbollit të Kosovës.
Kryendeshja e javës mes Prishtinës dhe Ballkanit, i takoi kryeqytetasve me rezultat 1:0.
Bardhekaltrit thellojnë epërsinë në renditje pas javës së 8-të.
Kjo ndeshje u luajt në Kampin Nacional në Hajvali.
Prishtina kryeson me 19 pikë e ka 4 më shumë se Ballkani në pozitën e dytë.