Ylber Ramadani e Medon Berisha festojnë në Parma, duke shënuar fitoren e parë në edicionin e ri në Serie A në futboll.
Lecce e mposhti me rezultat 1:0 Parmën, në takimin e javës së gjashtë.
Ramadnai e Berisha u paraqitën nga minuta e parë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 88-të.
Sottil realizoi në minutën e 38-të për fitoren e Lecces.
Lecce ngritet në vend të 16-të me 5 pikë sa ka edhe Parma në të 15-tin.