Lazio dhe Torino ndahen baras (3:3) në stadiumin “Olimpico” në Romë.
Gjashtë gola, ndeshje me kthesa në rezultat dhe një pikë e madhe për Torinon në kuadër të javës së gjashtë të Serie S në futboll.
Sulmuesi Kristjan Asllani u paraqit nga minuta e parë për Torinon, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 32-të. Torino pati mungesë të madhe mbrojtësin Ardian Ismajli.
Futbollisti Elseid Hysaj u paraqit standard për Lazion në këtë barazim.
Për Lazion shënuan Cancellieri (24 e 40), Cataldi (90+12’) dhe për Torinon Simeone (16), Adams (73) e Coco (90+2’).
Lazio frenditet në vend të 13-të me 7 pikë e ka dy më shumë se Torino tre pozitë më poshtë.