Granit Xhaka me shokë duarbosh në përballjen me Manchester Utd

- Bota Sot

Granit Xhaka me shokë duarbosh në përballjen me Manchester Utd

Manchester Utd nuk lejon befasi në “Old Trafford”, duke e mposhtur me rezultat 2:0 befasinë më të këndshme deri me tash, Sunderlandin e Granit Xhakës.

‘Djajtë e Kuq” shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Sunderlandit, në takimin e javës së shtatë të Premier League në futboll.

Dy golat e pjesës së parë vulosën fatin e ndeshjes.

Autorë të golave janë futbollistët Mount (8) e Sheshko (31).

Kapiteni Xhaka si zakonisht nga minuta e parë, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 76-të,

Sunderland renditet në vend të gjashtë me 11 pikë, ka një më shumë se Manchester Utd që gjendet dy pozita më poshtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot