Bashkimi kthehet me pikë të madhe nga Strumica

- Bota Sot

Bashkimi kthehet me pikë të madhe nga Strumica

Bashkimi i Kumanovës ka treguar cilësitë edhe në Strumicë, por fati sportiv ia mohoi fitoren në çastet e fundit. 

Bashkimi ka barazuar me rezultat 1:1 me Brera-n nga Strumica, në kuadër të javës së nëntë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Penalltia në minutën e 87-të i solli një pikë Brera-s.

Në minutën e 32-të, Nzengue tentoi nga 20 metra, por topi përfundoi në duart e portierit mysafir. Në minutën e 35-të, Bashkimi kaloi në epërsi.

Pas një kundërsulmi nga Bashkimi, Mislimi krosoi nga e majta, dhe Avornio u gjend në vendin e duhur, i cili me kokë e mposhti portierin Vrgovin, 0:1. 

Në minutën e 85-të, gjyqtari Plarent Salihi tregoi penallti për ekipin e Brera-s pas një dueli midis Panovskit dhe Drames. 

Pasi shikoi sistemin VAR, gjyqtari Salihi konfirmoi vendimin e tij. Nzengue nuk gaboi dhe barazoi në 1:1.

Bashkimi renditet në vend të 5-të me 15 pikë, ka 3 shumë se Brera në të shtatin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot