Shkupi fiton pikën e parë

- Bota Sot

Shkupi fiton pikën e parë

Skuadra shqiptare, Shkupi, megjithatë, ka arkëtuar pikën e parë në edicionin e ri në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Shkupi ka barazuar me rezultat 1:1 me Rabotniçkin, në takimin që u luajt në Strugë pasi që ai në Çair është i suspenduar nga FFM.

Shkupjanët kaluan në epërsi (1:0) në minutën e 25-të me golin e Erion Shukut pas një gabimi të madh të portierit të mysafirëve, Petar Jakimov. 

Në pjesën e dytë, mysafirët arritën të barazojnë me anë të Ermedin Adem në minutën e 61-të.

Shkupi është në fund tabelës me 1 pikë dhe Rabotniçki i 11-ti (i parafundit) me 5 pikë.
 



Lexoni të gjitha në Bota Sot