Kaos në zgjedhjet vendore në Gjeorgji, protestuesit tentojnë të hyjnë në presidencë

- Bota Sot

Kaos në zgjedhjet vendore në Gjeorgji, protestuesit tentojnë të hyjnë në presidencë

Protesta masive kanë shpërthyer në Gjeorgji në të njëjtën ditë me zhvillimin e zgjedhjeve vendore.

Në kryeqytetin Tbilisi, demonstrata po mbahen në disa pika të ndryshme të qytetit, të cilat organizatorët i quajnë “Kuvendi Popullor”.

Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë tentuar të hyjnë në pallatin presidencial.

Zgjedhjet vendore të 4 tetorit po zhvillohen mes një bojkoti të pjesshëm të opozitës, e cila akuzon partinë në pushtet, “Ëndrra Gjeorgjiane”, se po pengon integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe po e afron atë me Rusinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot