Arbnor Muja u fut nga stoli në minutën e 18-të, ndërsa ekipi i tij i St.
Truiden luajti në transfertën e KV Meshelen.
Pjesa e parë u mbyll në disavantazh për skuadrën e Mujës. Në fraksionin e dytë ishte pikërisht sulmuesi shqiptar, që i hapi rrugë përmbysjes së rezultatit për fitoren 1 me 3.
Muja nga penalltia vendosi në baraspeshë ndeshjen, ndërsa regjistrohej minuta e 74-t. Në minutat e fundit u regjistruan edhe dy gola të tjerë, që i dhanë fitoren skuadrës së tij.
Muja është harruar te Kombëtarja shqiptare, ndërsa hera e fundit që qëndronte në stol ishte në fundin e vitit të kaluar. 26-vjeçari qëndron i huazuar te Sint-Truiden në Belgjikë, pasi kartonin e tij e zotëron Samsunspor.