Mesfushori kuqezi i Lecces, Ylber Ramadani, foli për DAZN pas fitores 0-1 kundër Parmës.
Fitorja që duhej – “Tri pikët ishin shumë të rëndësishme për ne. Humbëm ndaj Cagliarit për shkak të gabimeve tona, por kundër Bologna-s meritonim më shumë.
Sot meritonim të fitonim, luftuam dhe fituam duele.
Duhet të jemi gjithmonë kështu dhe duam t’i falënderojmë tifozët tanë: 4,000 nga Lecce deri këtu është e pabesueshme”.
A është kjo Lecce e vërtetë? – “Kemi luajtur ndeshje të mira që nga fillimi.
Na mungonte goli, por më në fund po vjen. Duhet të vazhdojmë kështu”.