Bayern Munich është duke fituar në transfertë 0-2 ndaj Eintracht Frankfurt, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Bundesligë.
Bavarezët e nisën direkt me gol, ku Luis Diaz shënon pas 15 sekondash lohë.
Kolumbiani gjeti rrjetën pas asistit që mori nga Serge Gnabry.
Ky është goli i tretë më i shpejtë në historinë e Bundesligës, pasi dy vendet e para mbahen nga Volland dhe Bellarabi me 9 sekonda.
Në minutën e 28-të, i zakonshmi Harry Kane dyfishon shifrat. Anglezi shënoi me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë.