Glorifikimi i kriminelëve serbë e emërimi i tyre në krye të ushtrisë, “kërcënim“ për Kosovën

- Bota Sot

Glorifikimi i kriminelëve serbë e emërimi i tyre në krye të ushtrisë, “kërcënim“ për Kosovën

Ish-komandanti i Armatës së 3-të të Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviq të dielën u kthye në Serbi.

Ai ishte i dënuar me 22 vite burgim për krime lufte në Kosovë, por që dy vitet e fundit iu hoqën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Pas lirimit të parakohshëm nga burgu në Finlandë, Pavkoviq u prit si hero në Serbi.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se është i lumtur që Pavkoviq jetoi për të parë ditën kur mund të shikonte nga qielli Serbinë e lirë.

Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë se ky glorifikim i kriminelëve të luftës bëhet për përdorim të brendshëm në Serbi.

“E çuan në qiell, e glorifikuan, njëfarë mënyre prapë ia ringjallën atë heroizmin me të cilin ai ka shkuar në luftë, ai ka qenë thjeshtë një kriminel i cili ka pasë përgjegjësi për ndaj njerëzve të vrarë, por nuk shoh ndonjë far problemi pse tribunali i Hagës e ka liruar sepse kjo është praktikë në të gjitha tribunalet“, deklaroi Shala.

Vuçiq në vazhdimësi ka ngritur lartë kriminelët e luftës.

Në krye të ushtrisë serbe, në vazhdimësi kanë qenë të emëruar ushtarakë të cilët kanë marrë pjesë edhe në luftën e fundit në Kosovë, duke kryer krime në popullatën civile.

“Vuçiq nuk është i rrethuar vetëm prej gjeneralëve që kanë marrë pjesë në luftëra tëtila dhe krime të tilal por vuciq tani në strukturtën e tij ka një varg organziatash krimnale siç është kjo njësia e cila mori pjesë në sulmin në Banjska dhe tani ata persona përbëjnë edhe mbrojtjen e afërt të presidentit Vuçiq kështu që në njëfarë mënyre shteti i Serbisë është kriminalizuar në tërësi“, tha koloneli në pension i FSK-së, Hysen Gecaj.

Kërkesën për lirimin të Nebojsha Pavkoviq e bëri vet qeveria serbe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot