Atalanta është befasuar nga Como, duke luajtur baras (1:1), në ndeshjen e javës së gjashtë në Serie A në futboll.
Berat Gjimshiti u paraqit nga minuta e parë për Atalantën sikurse edhe Mërgim Vojvoda për Comon.
Gjimshiti u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 58-të e Vojvoda u zëvendësua në minutën e 69-të.
Për vendasit shënoi Samarxhiq (6) dhe për Comon Perrone (19).
Atalanta zë vendin e gjashtë me 10 pikë e ka një më shumë se Como që gjendet një pozitë më poshtë.